Një person është zhdukur në Gjakovë, përcjell InLajmi.
Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar vëllai i tij, i cili ka thënë se që 3 muaj viktima është zhdukur dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e tij.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Rr. Musa Zajmi, Gjakovë NN – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se diku rreth 3 muaj më parë, vëllai i tij ka qenë në vizitë dhe pas asaj vizite nuk dihet për vendndodhjen e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /InLajmi/