Ekipet siriane kanë shpëtuar një burrë nga rrënojat ndërsa po largonin mbeturinat e ndërtesave të shembura në veri të provincës Aleppo, transmeton InLajmi.
Videoja tregon një burrë, trupi i të cilit ishte dobësuar rëndë pasi kanë kaluar 3 muaj nga tërmetet në Siri dhe Turqi.
Siriani u dërgua me urgjencë në një spital lokal, ku do t’i nënshtrohet rehabilitimit të gjatë nën kujdesin e mjekëve.
Në fjalimin e tij në Këshillin Popullor të Sirisë më 7 maj, kryeministri Husein Arnous dha një përditësim mbi pasojat e tërmetit. Ai tha se si pasojë e fatkeqësisë natyrore të 6 shkurtit janë prekur 225 mijë familje, kanë humbur jetën 1414 persona dhe janë plagosur 2367, ndërsa nën rrënoja janë shpëtuar 1553, shkruan agjencia ruse e lajmeve Tass.
“Numri i përgjithshëm i viktimave e kaloi një milion. Ata që humbën shtëpitë e tyre iu dhanë strehim në 32 strehimore të përkohshme,” tha kryeministri. /InLajmi/