Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, duke komentuar rezultatet e sondazhit të publikuar nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar, është shprehur krenar me rritjen e besueshmërisë qytetare tek FSK-ja, përcjell InLajmi.
Sipas këtij sondazhi, Forca e Sigurisë së Kosovës është organizata me nivelin më të lartë të besueshmërisë nga ana e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ky hulumtim vë në pah se 73% e shtetasve tanë besojnë në institucionin e sigurisë, që shënon një rritje prej 7% në raport me sondazhet e vitit 2021.
Mehaj thekson se Forca e Sigurisë së Kosovës po perceptohet edhe nga ana e qytetarëve si organizatë që përmbush në plotni mision e saj kushtetues në garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen territoriale.
Postimi i plotë i tij:
FSK shënon rritje të besueshmërisë së qytetarëve
Sipas sondazheve të publikuara nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Insitutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), Forca e Sigurisë së Kosovës është organizata me nivelin më të lartë të besueshmërisë nga ana e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ky hulumtim vë në pah se 73% e shtetasve tanë besojnë në institucionin e sigurisë, që shënon një rritje prej 7% në raport me sondazhet e vitit 2021.
Pra, Forca e Sigurisë së Kosovës perceptohet edhe nga ana e qytetarëve si organizatë që përmbush në plotni mision e saj kushtetues në garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen territorial. /InLajmi/