Administrata Tatimore e Kosovës, çdo ditë i regjistron mbylljen e aktiviteteve të bizneseve të cilat në këtë listë hynë si biznese jo aktive.
Numri i bizneseve jo aktive është i frikshëm. Nga fillimi i vitit e deri tash janë mbi 2.000 biznese që janë mbyll.
Vetëm dje janë de aktivizuar 1 0 biznese. Bizneset si problem kryesor kanë mungesën e punëtorëve, arsye kjo e migrimit në masë të madhe e të rinjëve, arsye tjetër mungesa e politikave fiskale, ka bërë që shumë biznese të shuajnë aktivitetin , këto j janë disa nga shkaqet , që diskutohen nga njohës të fushës ekonomike.
Ndërsa zyrtarët nga Qeveria dhe dikasteret që merren me politikat e zhvillimit ekonomik, përveç mburrjeve me shifra për rritjen e buxhetit dhe ndihma sociale modeste , deri tash nuk kanë dal me analiza për shkaqet dhe arsyet e mbylljeve të bizneseve.
Njohës të çështjeve ekonomike vlerësojnë se mbyllja e bizneseve kohët e fundit është shqetësuese.
Arian Zeka kryetar i Odës Ekonomike Amerikane, thotë se bizneset në mungesë të politikave fiskale sidomos gjatë pandemisë e kanë shumë të vështirë mbijetesën
“Megjithatë, ajo çfarë mund të thuhet është që në periudhën 3 vjeçare ka mbyllje shqetësuese të bizneseve dhe kjo mund të lidhet edhe me kufizimin e aktivitetit ekonomik pas shpërthimit të pandemisë COVID19, por edhe me tkurrjen e fuqisë blerëse në përgjithësi si pasojë e ngritjes së kostos së jetesës në përgjithësi. Për biznese në sektorë të caktuar, të cilat kanë shprehur shqetësime kohëve të fundit lidhur me fuqinë njerëzore, edhe mungesa e fuqisë punëtore dhe tendencat për largim nga vendi të qytetarëve, kanë mundur të ndikojnë në vështirësimin e operimit të këtyre bizneseve. Edhe ashtu, tregu kosovar është relativisht i vogël për mikro bizneset dhe bizneset e vogla, të cilat në mungesë të politikave adekuate fiskale e kanë të vështirë të mbijetojnë. Megjithatë, do të duhet një analizë më e detajuar e arsyeve të cilat kanë çuar në de-aktivizim të mbi 2000 bizneseve në vitin 2023″, tha Zeka
Ndërsa, Safet Gërxhali njohës i çështjeve ekonomike, thotë se shqetësimi më i madh është distanca e pushtetit dhe një mungesë e një komunikimi të mirëfilltë mes sektorit publik dhe atij privat.
“Në këtë drejtim sot trajtohen vetëm problemet shumë më tepër në administratë se sa në sektorin privat. Vet fakti që kemi tkurrje të buxhetit dhe investimeve kapitale, si në vitin 2022, e për fat të keq po vazhdon dhe në vitin 2023. Kemi paralajmëruar se do të ketë efekte negative dhe rezultati i kësaj distance dhe i mungesës së investimeve kapitale është mbyllja dhe shuarja e bizneseve . Pushtetarët në Kosovë duhet të preken në ndërgjegje, duhet ta kuptojnë se derisa krenohen me buxhet rekord për vitin 2023 në vlerë prej 3 miliardë e 200 milion euro,në anën tjetër i ngufatin biznesin . Ndërsa burimi kryesor i grumbullimit i të rritjes së të hyrave buxhetore është biznesi. Në qoftë se vazhdohet në këtë mënyrë vërtet Kosova jo vetëm që do të ballafaqohet me probleme ekonomike por edhe me probleme sociale. Efektet e kësaj situate negative do të reflektohen edhe në të ardhmen”, tha Gërxhaliu për IndeksOnline.
Sipas listës së ATK-së nga viti 2009 e deri sot janë të regjistruara 88 .346 biznese jo aktive