Autoritetet shqiptare kanë konfirmuar se shumica e shtetasve të saj të kthyer me forcë në shtëpi nga Britania e Madhe këtë vit u dënuan për krime atje. Disa nga personat që u kthyen në Shqipëri dhe disa të burgosurve iu ofruan 1500 £ për t’u larguar, transmeton InLajmi.
Kthimi i emigrantëve në Shqipëri është rritur që kur vendi nënshkroi një marrëveshje të përbashkët bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar dhjetorin e kaluar, për të “frenuar dhe penguar migrimin e paligjshëm”.
Zyra e Brendshme e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar thotë se më shumë se 1000 njerëz janë kthyer që atëherë: rreth gjysma e tyre vullnetarisht, shkruan BBC.
Policia shqiptare konfirmoi se shumica e atyre që u kthyen me forcë këtë vit u dënuan për krime në Mbretërinë e Bashkuar. /InLajmi/