Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se e kanë punuar në rregullimin e disa pjesëve të pishinës së Gërmisë, përcjell InLajmi
Rama ka deklaruar se kësaj pishine po i kthehet freskia pas plotë 10 vitesh ku shtoi se kjo pishinë do të hapet me 1 qershor.
Ndryshe kjo pishinë gjatë sezonit të verës është mjaft e frekuentuar nga shumë qytetarë, po ashtu edhe çmimet janë të volitshme.
Postimi i plotë i tij:
Pas 10 vjetësh, pishinës së Gërmisë po i kthehet freskia
Pishina po vjen me një ambient të ri: guaskë të lyer, investime në amfiteatër dhe në terrenin sportiv, renovim të tualetit, shtretër për relaks, gjelbërim të shtuar, si dhe me kënd të ushqimit dhe aktivitete të shumta artistike për të gjitha grupmoshat.
Pishina hapet në qershor.
Ju mirëpresim. /InLajmi/