Një program i ri, ‘Ora e Leximit’ do të filloj të implementohet në të gjitha shkollat fillore, të ciklit të ulët të kryeqytetit.
‘Ora e Leximit’, është një program i cili është marrë si koncept nga shtetet e Suedisë dhe Kanadasë, shtete të cilat kanë korrur rezultate konkrete pas problemeve të shumta që kanë pasur nxënësit në pjesën e leximit dhe kuptimit të teksteve.
Gjatë kësaj ore të leximit nxënësit do të kenë mundësi që të lexojnë libra të cilët u pëlqejnë, e të cilat më pastaj do t’i analizojnë së bashku me shokët e klasës dhe mësimdhënësit, shkruan Kult Plus.
Në Orën e Leximit, nxënësit e klasëve 1 deri në 5 të Prishtinës do të lexojnë libra që ju pëlqejnë, që i kuptojnë, dhe që do t’i komentojnë e analizojnë në klasë së bashku me shokët e klasës dhe mësimdhënësit.