Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela tha se grupet kriminale që dirigjohen nga Beogradi po i detyrojnë serbët e Kosovës të marrin pjesë në tubimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përcjell InLajmi
Kësaj deklarate i reagoi Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Petkoviq i tha Velës se “jeni bërë zëdhënës i opozitës serbe”, dhe se sipas tij, ai tregoi që Kurti e mbështet opozitën në Beograd.
Postimi i plotë i tij:
Urime Blerim Vela. Sapo jeni bërë zëdhënës i opozitës serbe! Ju treguat se Kurti mbështet opozitën në Beograd! Synimi juaj është i njëjtë – Presidenti Vuçiq dhe përfaqësuesit tanë në Kosovë, sepse luftojnë për interesat e popullit tonë! Mund të mashtroni dhe urreni, por serbët janë me ne. /InLajmi/