Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin veç dorëheqja mundet me të nda nga Asociacioni, përcjell InLajmi.
Ndërsa adreson kritika Mulsiu-Shoshi i bënë thirrje shefit të qeverisë që të dërgon propozim për asociacionin pa a kompetenca ekzekutive dhe do ta kesh mbështetjen e të gjithëve.
Musliu-Shoshi kërkon nga Kryeministri Kurti që një herë të tregohet i përgjegjshëm para të ardhmes së fëmijëve e funksionimit të shtetit.
Postimi i plotë i saj:
Albin, veç dorëheqja mundet me të nda nga asociacioni!
Marrë parasyshë faktin që nuk ke shpëtim nga kauza që e abuzove ndër vite e që të solli në pushtet, dërgo propozim me parimet. Të gjithë po të mbështesim. Pra, asociacion PA kompetenca ekzekutive, PA u shndërruar në pushtet të tretë, PA cënuar karakterin unitar të Republikës, e gjithmonë duke mbrojtë kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës 🇽🇰.
Të paktën një herë tregohu i përgjegjshëm para të ardhmes së fëmijëve tanë e funksionimit të shtetit tonë! /InLajmi/