Një grup fëmijësh kanë pësuar lëndime, pas një aksidenti që pësuan me autobus.
Ishin 45 nxënës në autobus kur raportohet se u godit nga pas nga një kamion dhe u përmbys në Melburn, Australi dje pasdite.
Shërbimet e urgjencës dhe kalimtarët e rastit shkuan në vendngjarje për të ndihmuar.
21 fëmijë, të moshës 5 deri në 11 vjeç, u dërguan në spital, shumë prej tyre kërkonin ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale.
Drejtuesi i kamionit është akuzuar për 4 akuza për drejtim të rrezikshëm, transmeton Top Channel.
Policia tha se kamioni goditi pjesën e pasme të autobusit të shkollës dhe bëri që ai të përmbysej në një kryqëzim në komunitetin gjysmë rural të Eynesbury.