Brienz në kantonin Graubunden po përgatitet për alarmin më të lartë të mundshëm pasi gjeologët thonë se shkëmbi i pasigurt mbi fshat mund të bjerë në çdo kohë në 2 javët e ardhshme.
Autoritetet tani kanë lëshuar një alarm blu i cili në fakt është më i lartë se i kuq.
Askush nuk mund të hyjë në zonën e prekur madje edhe shërbimet e urgjencës tani janë të kufizuara, shkruajnë mediat zvicerane.
Rrugët lokale dhe linjat hekurudhore janë të mbyllura, duke përfshirë hekurudhën e famshme Rhaetian, shkruan Albch.info.
Shkëmbi mbi fshat mendohet të jetë sa 2 milionë metra kub.