Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, përcjell InLajmi
Gjatë takimit është diskutuar për rolin konstruktiv dhe mbështetës që Parlamenti Evropian si njëri ndër institucionet më të rëndësishme të BE-së i ka dhënë Kosovës në proceset shtetndërtuese, veçanërisht në procesin e liberalizimit të vizave.
Kryetari Abdixhiku e njoftoi Wieland për qëndrimet e LDK-së karshi zhvillimeve në vend me theks të veçantë për procesin e dialogut me Serbinë, qëndrime të njohura tashmë.
Në takim u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Parlamentit Evropian dhe Kosovës. /InLajmi/