Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se brenda pak javësh do të hapet procedura për hartimin e projektit kryesor të ndërtimit të urës së re në Badovc, përcjell InLajmi.
Pas formimit të Komisionit Profesional, Aliu tha tha se është marrë vendim që kjo urë të mbyllet përkohësisht për shkak të rrezikshmërisë në aspektin e sigurisë.
Aliu theksoi se punimet në Bypass po ecin me ritme të shpejta ndërsa shtoi se po punohet intensivisht në asfaltim, rrjedhimisht përmes kontratës së mirëmbajtjes investive ky Bypass do të jetë i asfaltuar dhe gati për lëvizje të automjeteve.
Postimi i plotë i tij:
✅ Brenda pak javëve do të hapim procedurat për hartimin e projektit kryesor të ndërtimit të urës së re në Badovc.
✅ Punimet në Bypass po ecin me ritme të shpejta, ku po punohet intensivisht në asfaltim, rrjedhimisht përmes kontratës së mirëmbajtjes investive ky Bypass do të jetë i asfaltuar dhe gati për lëvizje të automjeteve.
🟢 Pas formimit të Komisionit Profesional nga MMPHI, është bërë vlerësimi se në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, tek ura e Badovcit, e cila njëherit përballon një fluks të lartë lëvizjeje të automjeteve, e që për shkak të rrezikshmërisë në aspektin e sigurisë, kemi marrë vendimin që këtë urë ta mbyllim përkohësisht, deri në 🚜🚧 hartimin e projektit kryesor të ndërtimit të urës së re. /InLajmi/




















