Është publikuar lista me 10-të lojtarët më të paguar në një nga ligat më të forta në Evropë, Premier League.
Futbollisti i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne i prinë kësaj liste me një pagë javore prej 400 mijë funtave.
I 2-ti është portieri i Manchester Unitedit, David de Gea, që merr plotë 375 mijë funta në javë.
Në top-3 dhe pagë të njëjtë si të portierit spanjoll e ka edhe sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, që fiton 375 mijë funta në javë.
Më pas vijnë lojtarët tjerë, si Sancho dhe Casemiro, 2 lojtarët e “Djajve të Kuq” që marrin nga 350 mijë funta, shkruan Lajmi.net.
Lista e plotë:
https://twitter.com/Football__Tweet/status/1658783166604402690?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1658783166604402690%7Ctwgr%5Ecbc5eebf1a1f569da4e5e5af96ff591a4186e9d3%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Ffutbollistet-me-te-pa1guar-ne-premier-league-i-prine-listes-lojtari-i-manchester-cityt%2F