Si pasojë e shembjes së dheut në lagjen “Arbana” në Prizren, 3 persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Vesel Gashi, i cili ka shtuar se njëri prej viktimave ka marrë lëndime të rënda trupore.
“Sot ka ndodhur një incident në lagjen ‘Arbana’ në Prizren, ku 3 punëtorë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shembjes së dheut”.
“2 prej tyre pësuan lëndime më të lehta, ndërsa personi i 3-të pësoi lëndime më të rënda. Ky i fundi po vazhdon trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.
Tutje, Gashi ka treguar se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ata kanë arritur që t’i nxjerrin punëtorët të cilët i kishte zënë dheu.
2 prej tyre janë trajtuar në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i 3-ti me lëndime më të rënda është duke u trajtuar në QKUK, shkruan Klan Kosova.
Klan Kosova mëson se punëtorët në fjalë kanë qenë duke intervenuar në një kanal të ujërave të zeza.