Një femër ka ndërruar jetë në Shtime, përcjell InLajmi.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima femër është dërguar në emergjencë ndërsa mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Rr.Lidhja e Prizrenit, Shtime, 15.05.2023-19:58. Raportohet se është dërguar në emergjence viktima femër kosovare, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /InLajmi/