Drejtori i Zyrës për Kosove Petar Petkoviq deklaroi pas raundit të ri të dialogut në Bruksel se situata është e vështirë sa i përket dialogut dhe se sjellja e kryenegociatorit të Prishtinës, Besnik Bislimi, ishte skandaloze, transmeton InLajmi.
Pas takimit trepalësh me kryenegociatorin e Prishtinës, Besnik Bislimi, me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, Petar Petkoviq tha se Beogradi ka shkuar në takim i përgatitur, me ekspertë dhe propozime.
Por ndryshe nga pala serbe, Petkoviq, tha se Bislimi le që erdhi vetëm por edhe nuk deshi të flasë për temat qe do duhej të diskutoheshin si puna e Asociacionit duke u përpjekur t’i japë kahje tjetër takimit.
Për takimi e së hënës në Bruksel, Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovë tha se Prishtina ndjek një rrugë që minon dialogun dhe e sjell atë në një gjendje vdekjeje klinike.
“Prishtina dëshiron të shmangë krijimin e Asociacionit. Tani gjëja kryesore është kjo’, tha Drecun.
Siç thotë ai, duan të fusin në lojën politike atë që Kurti e ka paraqitur si vizion të tij.
“Ata duan të lënë mënjanë gjithçka për të cilën është rënë dakord në Marrëveshjen e Brukselit. Prishtina dëshiron të na detyrojë të rihyjmë në negociata për Asociacionin. Ne kemi dëgjuar gjithçka nga zonja Power”, shtoi Drecun.
“Prishtina sillet si tregtar. Ata shpërblehen për sjelljen e tyre shkatërruese. Jam i habitur që Lajçak ra dakord për atë takim. E mora vesh se Bislimi nuk donte të vinte në takim por e detyruan amerikanët”, theksoi Drecun.
Diplomati në pension Zoran Milivojeviq tha se ka një përpjekje që idetë e tyre të inkorporohen në statustin e Asociacionit e këtë e di edhe Miroslav Lajçak.
“Ata duan që gjithçka të përfundojë deri në fund të vitit. Se gjithçka do të përfundojë gjatë administrimit. Nuk është rastësi që gjithçka fillon me 1.1. vitin tjetër. Gjithçka duket kështu, presion ndaj Serbisë që të heqë dorë nga tema e Asociacionit”, tha Milivojeviq.
Sipas tij, sjellja e Besnik Bislimit në takim nuk ishte pa mbështetje nga jashtë, shkruan Pink.rs.
Drecunt thotë se sjellja e tillë e palës kosovare e bën dalogun të pakuptimtë edhe në periudhën në vijim do të ketë rritje të tensioneve mes palëve. /InLajmi/