Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, tha se takimi i së hënës në kuadër të dialogut në Bruksel tregon qartë se Prishtina nuk ka ndërmend të diskutojë në mënyrë konstruktive, jo vetëm për Asociacionin, por as për tema të tjera për normalizimin e marrëdhënieve, transmeton InLajmi.
Petkoviq theksoi se është moment i fundit që Kurti të disiplinohet, jo vetëm që të ndalet nga minim i procesit të dialogut, por edhe të pengohet në synimin e tij për destabilizimin e rajonit, thuhet në komunikatën e Zyrës për Kosovë.
“Kryeministri Albin Kurti është “me fjalë të buta e buzëqeshje” në fytyrë bënë shaka me të gjithë pjesëmarrësit në dialog, përfshirë edhe përfaqësuesit e BE-së, duke fajësuar Beogradin për ngecjen e negociatave, kurse në bisedime përfaqësuesi i Prishtinës, Besnik Bislim, u soll në mënyrë jokonstruktive”, ka deklaruar Petkoviq.
Gjithnjë sipas komunikatës zyrtare, Petkoviq është shprehur se “Beogradi ka vite që vazhdimisht i qaset dialogut në mirëbesim dhe në mënyrë konstruktive, duke pasur parasysh se normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën është interes i dyanshëm dhe se këtë mund ta argumentoj në çdo kohë”.
“Tani të gjithë e kanë të qartë se Kurti dhe rrethi i tij ekstremist në Prishtinë nuk janë të interesuar për zgjidhjen e problemeve dhe mosmarrëveshjeve me mjete civilizuese dhe politike, por ekskluzivisht për dhunë dhe ndryshim të njëanshëm të situatës në terren, përfshirë provokimin e vazhdueshëm, rrezikimin e sigurisë dhe të drejtat e popullit serb në Kosovë”, tha Petkoviq thuhet në fund të komunikatës zyrtare. /InLajmi/