Bashkia më e madhe në vend, Tirana ka përfunduar me numërimin e votave, ku Erion Veliaj ka siguruar një mandat të 3
Me numërimin e 941 qendra votimesh, Veliaj aktualisht kryetar bashkie për Tiranën ka marrë besimin e 54.69% të qytetarëve të kryeqytetit me 158688 vota.
Veliaj ka lënë pas kandidatin e koalicionit Berisha-Meta me plot 58337 vota përpara, diferencë kjo e thellë.
Roland Bejko i Partisë Demokratike ka arritur të marrë vetëm 4.27% të votave, diferencë e madhe nga kundërshtarët e tij, shkruan Top Channel
Pas Bejkos pason Arlind Qori me 4.77%të votave, Lalja Përlaska me 0.73% dhe Marko Dajti me 0.97%.