Avokati i Naser Pajazitit, Ahmet Tahiri të martën bëri të ditur se është sulmuar klienti dhe familja e tij të hënën në mesnatë, përcjell InLajmi
Tahiri deklaroi se sulmi është kryer me armë zjarri, sulm ky nga i cili kanë mbetur të traumatizuar Naseri dhe familja Pajazitaj.
Tahiri tutje i bëri thirrje organeve të drejtësisë që personat që kanë kryer këtë vepër të marrin dënimin e merituar.
Postimi i plotë i tij:
Mbreme familja dhe shtepia e Naser Pajazitajt eshte sulmuar me arme zjarri rreth ores 02:00 te mengjesit duke traumatizuar Naserin dhe familjen e tij.
Lusim organet e drejtesise, perkatesishte Policine dhe Prokurorine Themelore ne Peje qe sa me pare te zbulohet ky rast dhe personat qe kane kryer kete veper sa me pare te vihen para drejtesise dhe te marrin denimin e merituar! /InLajmi/