Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se miqësia e Kosovës me Austrinë është sa e vjetër aq edhe e çmueshme, duke kontribuar edhe në shtetndërtimin e Kosovës.
Në ceremoninë e Themelimit të Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Osmani tha se bashkëpunimi i ndërsjellët ekonomik shërben edhe si bazë për miqësi afatgjate.
“Shteti i Kosovës është bërë falë ndihmës së miqve të saj sikurse që është Austria dhe kjo do ta bëjë edhe më të fortë këtë bashkëpunim. Fuqia e miqësisë mes të 2-ja vendeve është e pamatshme, ndërkaq dobia e popujve të të 2-ja vende është e madhe”.
“Ato ndërtohen mbi bazën e besimit, të vlerave dhe dëshirës për të punuar së bashku për të mirën e përbashkët. Bashkëpunimi i ndërsjellët ekonomik shërben edhe si bazë për miqësi afatgjate duke promovuar edhe stabilitetin ekonomik në shkallë të lartë”, tha ajo për Ekonomia Online.
“Miqësia e Kosovës me Asturinë është sa e vjetër aq edhe e çmueshme. Austria gjithmonë ndihmonte në shkollimin e të rinjve nga Kosova”, tha Osmani.