Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar profesorin Ukshin Hoti, duke e quajtur fanar të kombit shqiptar, udhërrëfyes të rrugëtimit drejt interesit mbarëkombëtarë, përcjell InLajmi.
Mehaj thotë se Ukshin Hoti ishte figurë që na ka frymëzuar si popull dhe vazhdon të na frymëzojë edhe sot e kësaj dite.
Sipas Mehajt, jeta dhe vepra e Hotit do të mbetet gjithmonë busulla e rrugëtimit tonë si komb.
Për më tepër, ai lavdëron Hotin, duke thënë se ekzistenca e tij ka lënë gjurmë ndër breza me një urtësi që ngjall siguri e hedh dritë mbi vetëdijen shoqërore.
Postimi i plotë i tij:
Të pakta janë qeniet njerëzore ekzistenca e të cilëve lë gjurmë ndër breza, me një urtësi që të ngjallë siguri e hedhë dritë mbi vetëdijen shoqërore, duke shërbyer si një udhërrëfyes që përkundër çdo stuhie gjen rrugën drejt të interesave të përgjithshme që tejkalojnë individualen, të pjesshmen, e synojnë idealen.
Ukshin Hoti i tillë ishte, fanar i kombit shqiptar, figurë që na ka frymëzuar si popull dhe vazhdon të na frymëzojë edhe sot e kësaj dite.
Vepra dhe jeta e Ukshin Hoti do mbetet gjithmonë busulla e rrugëtimin tonë si shtet e komb.
I përjetshëm do të jetë kujtimi për të! /InLajmi/