Komentatori politik Halil Matoshi në Politiko në Kanal10 ka thënë se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti janë dakorduar për marrëveshjen por nuk dinë se çka po deklarojnë në media.
“Me qenë presidente dhe kryeministër edhe me u dakordu për një marrëveshje edhe mos me e ditë qa me fol në publik në jetën time nuk kom ndëgju. Presidentja thotë ne nuk pranojmë diqka jashtë Kushtetutës, kush po të thotë me pranu, le t’ma gjënë presidentja një fjali të një zyrtari ndërkombëtar qe ka thënë se Kosova duhet shkel Kushtetutën e vet”, tha ai.