Erden Atiq, i cili u zgjodh kryetar i Mitrovicës së Veriut në zgjedhjet e 23 prillit, pritet të bëjë betimin me datën, 19 Maj. Kështu konfirmoi Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Krasniqi tha se betimi i Atiq do të bëhet ditën e premte në ora 11:00.“Ata e kanë dërgu ftesën në Ministri që betimi i kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut do të bëhet ditën e premte në ora 11:00”
I pyetur se kur pritet të bëhet betimi i kryetarëve në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, Krasniqi u përgjigj kështu.
“Ende nuk kemi pranu ftesë nga Kuvendet komunale se kur do të mbahen seancat por besoj se ditët në vijim edhe ata do t’i bëjnë publike” deklaroi Krasniqi
Elbert Krasniqi, Ministër i MAPLPor një tjetër kryetar që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar kohën se kur pritet të bëhet betimi i tij në krye të komunës.
Lulzim Hetemi, kryetar i komunës së Leposavqit, tha se betimi i tij si kryetar pritet të bëhet javën tjetër.
“Javën tjetër, ditën e premte, në Mitrovicë” tha shkurt Hetemi
Lulzim Hetemi, kryetar i Leposaviqi LVVNdërsa Izmir Zeqiri, kryetari i Zubin Potokut, i cili vjen nga PDK, tha se ende nuk kanë marrë vendim për cermoninë e betimit.
“Nuk e kemi marr vendimin akoma” tha shkurt Zeqiri, shkruan GazetaBlic
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, javë më parë ka çertifikuar rezultatet e zgjedhjeve për kryetarë në katër komunat veriore.Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq fitues dolën kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në Zveçan dhe Zubin-Potok ata të Partisë Demokratike të Kosovës.