Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, ka thënë se Ballkani Perëndimor bën pjesë në Bashkimin Evropian, përcjell InLajmi.
Sipas saj, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE do të ishte një fitore e favorshme për Bashkimin Evropian dhe për rajonin.
Tutje, Metzola thekson se rruga drejt anëtarësimit në BE është një mjet i fuqishëm për reforma dhe ndryshim.
“Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian. Është një formulë fituese si për BE-në ashtu edhe për rajonin. Rruga drejt anëtarësimit në BE është një mjet i fuqishëm për reforma, për ndryshime që sigurojnë demokracinë, sigurinë dhe prosperitetin,” tha ajo. /InLajmi/
https://twitter.com/EP_President/status/1658390491304435714