Granit Xhaka, lojtari i Kombëtares së Zvicrës duket se po zhvillon sezonin e fundit te skuadra e Arsenalit.
Ashtu siç raporton “talk sport”, skuadra e Bayer Leverkusen është duke tentuar të arrijë marrëveshje me lojtarin shqiptar.
Skuadra e Arsenalit ka 2 objektiva gjatë afatit të verës, të cilët do t’i zënë vendin mesfushorit shqiptar. Bëhet fjalë për Declan Rice dhe Moises Caicedo.
Xhaka e njeh shumë mirë Bundesligan, pasi në të kaluarën ka luajtur te Borussia Monchengladbach.
30-vjeçari këtë sezon zhvilloi 35 paraqitje, shënoi 5 gola dhe bëri 7 asiste, shkruan Lajmi.net.
Vlera e tij momentale sipas sajtit “Transfermarkt” shkon deri në 28 milionë euro.