Më shumë se 12 orë pas mbylljes së qendrave të votimit në Turqi dhe me më shumë se 90% të votave të numëruara, rezultati i zgjedhjeve presidenciale nuk është ende i qartë, transmeton InLajmi.
Rezultatet paraprake tregojnë se as presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe as rivali i tij kryesor Kemal Kilicdaroglu nuk duket se kanë siguruar shumicën e votave të nevojshme për të fituar.
Rezultatet përfundimtare nuk janë publikuar, por një balotazh duket i mundshëm.
Erdogan, i cili ka mbajtur pushtetin që nga viti 2002 është përpara me 49.49% të votave dhe u ka thënë mbështetësve të tij të AK Partisë se beson se mund të fitojë ende plotësisht
Ndërkohë Kilicdaroglu i cili ka mbledhur 44.79% deri më tani është zotuar të fitojë zgjedhjet në një raund të dytë, shkruan BBC.
Megjithatë, aleanca e AK Partisë pritet të formojë shumicën në parlament. /InLajmi/