Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin, ka thënë se do të duhet ende kohë që Kosova dhe Serbia të bien dakord për çështjen e Asociacionit, mirëpo, sipas tij, përpilimi i aneksit për zbatimin e marrëveshjes është hap i rëndësishëm dhe nëse palët vërtetë duan zgjidhje, atëherë, siç thotë ai, mund të arrihet shumë në këtë proces.
Sarrazin këto komente i bëri për “Die Welt”. Ai theksoi se nëse tani palët do të përkushtohen vërtet për zbatimin e marrëveshjes, atëherë “do të kishim mundësinë historike për të bërë përparim të rëndësishëm”, transmeton RTK
Sarrazin, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, tha se mund të mos ketë ende marrëveshje, por tani ka koncepte në tryezën e bisedimeve.