Ka përfunduar takimi i radhës në nivel të negociatorëve në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak, njofton korrespondentja e RTK-së, Gjeraqina Tuhina.
Ende nuk ka ndonjë deklarim nga palët nëse është arritur ndonjë progres në raundin e ri të dialogut, ku ishin ballë për ballë Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, por në fokus pritet të ketë qenë zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksit të saj.
Për këtë takim, dje për Bruksel, ka udhëtuar zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi
Rreth takimit dhe procesit të dialogut, gjatë vizitës në dy shtetet, ditë më parë ka folur edhe përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ai ka konfirmuar Lajçak takimin e të krynegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqin.
Ndryshe në takimin e 2 majit Vuçiq-Kurti në Bruksel, u miratua një deklaratë për personat e zhdukur, por jo edhe ajo për Asociacionin.