Qindra bizhuteri që dikur ishin në pronësi të miliarderes së ndjerë austriake Heidi Horten kanë grumbulluar shifër totale prej 176 milionë frangash zvicerane, për t’u bërë koleksioni më i shtrenjtë privat i bizhuterive që është shfaqur ndonjëherë në ankand, transmeton InLajmi.
Këto bizhuteri thyen një rekord të vendosur mbi një dekadë më parë nga koleksioni i Elizabeth Taylor, gurët e çmuar të së cilës grumbulluan afro 116 milionë dollarë në Nju Jork në vitin 2011.

Koleksionistja e ndjerë e arteve raportohet se kishte një pasuri neto prej rreth 3 miliardë dollarë kur vdiq në qershor të vitit të kaluar, trashëgoi një miliard dollarë nga burri i saj i parë, Helmut Horten, pas vdekjes së tij në 1987.
Komiteti Hebre Amerikan kishte bërë thirrje që ankandi të pezullohej derisa të bëhej “një përpjekje serioze” për të hetuar burimin e pasurisë së Hortens. Në një deklaratë të publikuar në fillim të këtij muaji, grupi e përshkroi Helmut Horten si një nga “biznesmenët e paskrupullt” që “përfituan nga ligjet e arianizimit dhe nevojat e dëshpëruara të hebrenjve që ikin nga nazistët”, shkruan CNN.
Rubini më i madh ndonjëherë i dalë në ankand mund të arrijë mbi 30 milionë dollar. /InLajmi/






















