Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK Ramush Haradinaj, ka pritur në takim delegacionin nga Partia Popullore Austriake, në përbërje nga deputetë, këshilltarë dhe zyrtarë tjerë, përcjell InLajmi
Haradinaj deputetëve austriakë iu ka shprehur mirënjohje për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në proceset e rëndësishme për Kosovën, veçanërisht në suksesin e arritur në procesin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në arritjen e liberalizimit të vizave.
Postimi i plotë i tij:
Në takim me delegacionin nga Partia Popullore Austriake, në përbërje nga deputetë, këshilltarë dhe zyrtarë tjerë, shpreha mirënjohjen e thellë për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në proceset e rëndësishme për Kosovën, veçanërisht në suksesin e arritur në procesin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në arritjen e liberalizimit të vizave.
Gjithashtu, shpreha nevojën për mbështetje të mëtutjeshme të Austrisë në aspiratën tonë për integrim euro-atlantik, arritjen e statusit vend kandidat në BE dhe nisjen e Partneritetit për Paqe.
Theksova nevojën e thellimit të bashkëpunimit tonë në aspektin politik dhe ekonomik, duke zgjeruar kështu miqësinë e veçantë dhe avancimin e raporteve mes shteteve tona. /InLajmi/