Ministri i Bujqësisë, Faton Peci është takuar me eurodeputetin austriak, Lukas Mandl, përcjell InLajmi.
Peci tha se në këtë takim u diskutua rreth mundësive për bashkëpunim në sektorin e bujqësisë si dhe potencialit që ka Kosova për zhvillim ekonomik.
Ai ka falënderuar eurodeputetin Mandl për mbështetjen e vazhdueshme e të pa-kursyeshme ndaj popullit të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Pata kënaqësinë sot ta takoj mikun e Republikës së Kosovës eurodeputetin austriak Lukas Mandl.
Bashkë, biseduam rreth mundësive të përbashkëta për bashkëpunim, sektorit të bujqësisë, potencialit që ka Kosova për zhvillim ekonomik si dhe për procese të tjera integruese.
E falenderova Eurodeputetin Mandl për mbështetjen e vazhdueshme e të pa-kursyeshme ndaj popullit të Republikës së Kosovës./InLajmi/