Deputeti nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli sërish i është drejtuar me një shkresë Gjykatës Speciale, nga e cila kërkon që të hetojë masakrën e Dubravës, përcjell InLajmi.
Sipas tij, Gjykata Speciale ka juridiksion lëndor mbi krimet e kryera të forcave serbe gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Dubravës.
Prandaj shtoi Dugolli se në bazë të argumenteve të parashtruara me këtë shkresë, nuk mbetet më asnjë dyshim se prokuori i specializuar ka jurisdiksion të plotë për ta hetuar këtë rast.
Dugolli deklaroi se si viktimë dhe i mbijetuar i masakrës së Dubravës nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar gazetarë,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot prapë i kam dërguar në shkresë u.d. prokurorit të specializuar, z. Alex Whiting. Kjo shkresë ofron argumente shtesë duke u bazuar në 3 vendimet e lëshuara nga vetë Gjykatës Speciale, se i takon jurisdiksionit lëndor. Pra, Gjykata Speciale ka juridiksion lëndor mbi krimet e kryera të forcave serbe gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Dubravës. Në bazë të argumenteve të parashtruara me këtë shkresë, nuk mbetet më asnjë dyshim: prokuori i specializuar ka jurisdiksion të plotë për ta hetuar këtë rast.
Si viktimë dhe i mbijetuar i masakrës së Dubravës, nuk do pushoj së kërkuari drejtësi! /InLajmi/