Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit, përcjell InLajmi.
Këtë të hënë pritet të zhvillohen takimet e radhës në nivelin e kryenegociatorëve në procesin e dialogut, e cila do të ketë në fokus zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit.
Ndryshe, këtë takim e ka konfirmuar javën e kaluar edhe emisari i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, i cili tha do të takohet me kryenegociatorët, Bislimin dhe Petkoviq të hënën në Bruksel ndërsa foli për rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe zbatimit të marrëveshjes. /InLajmi/