Kosova e pas luftës me hapa të ngadalshëm është rimëkëmbë edhe ekonomia e saj dhe gjendja në përgjegjësi ka qenë e rënduar. Por një gjendje më të rënduar ekonomike Kosova e pësoi gjatë pandemisë covid-19 dhe menjëherë pas lirimit të masave çmimet në treg u rriten në këtë trend të rritjeve të çmimeve hyri edhe rritja e çmimeve të derivateve të naftës, përcjell InLajmi.
Mirëpo rritja e çmimit të naftës dhe derivate të saj ndikim në gjithë globin pati edhe konflikti Rusi-Ukrasinë por më saë shumti pësoi Kosova e cila edhe ashtu nuk kishte bazë të qëndrueshme ekonomike.
Duke parë që çmimet e naftës morën hov Qeveria e Kosovës mori vendim për caktimin e tavanit të çmimeve për karburante, vendim ky që u konsideroi vështirë i zbatueshëm e u përcoll me shumë kritika.
Me këtë trend të caktimit të tavanit Qeveria vazhdoi për një periudhë të caktuar por jo se shënoi sukses sepse nuk arriti të ndalë rritjen e çmimit të naftës, ndërkohë që pas disa javësh u dok sikur u “dorëzua”.
E, ngritja e çmimeve të naftës u morr arsye që edhe produkte tjera bazë të shtrenjtohen e që nuk ndalen ende pavarësisht se kohët e fundit në Kosovë vrehet një rënie e lehtë dita e ditës e çmimit të naftës e derivateve të saja.
Pas disa muajsh shtrenjtimesh e shumë polemikash çmimet e naftës filluan të bien në tregun ndërkombëtar më këtë edhe në Kosovë, dhe aktualisht vlerësohet se çmimet e naftës dhe derivateve të saj janë të njëjta me ato të para 5-6 viteve .
Kjo rënie e çmimeve të naftës mbase iu atribuohet rënies së çmimit në nivel global mbase tregtimi me këto derivate ka edhe çmim me të ulët kjo edhe ulë çmimin e shitjes.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani për InLajmin tha se është e vërtetë që në Kosovë kemi rënie të ndjeshme të çmimeve të naftës po thuajse çdo ditë dhe tani kur po flasin këto çmime janë të njëjta me ato që kanë qenë para 5 apo 6 viteve. Tutje ai theksoi se nuk e din mbase edhe mund edhe më rënie të çmimit të naftës por sipas tij kjo rënie e çmimit është drejtë normalitetit.
“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi është drejt normalitetit. Këto çmime i kemi pasur edhe para 5 apo 6viteve. Kemi rënie të derivateve për 0.85 cent”, u shpreh Berjani për InLajmin.
Berjani mendon se krahas rënies se çmimit të naftës duhet të ketë edhe rënie të çmimeve në artikujt tjerë më theks të ato të konsumit ditor.
Ai u bëri thirrje pronarëve të bizneseve që ti ulin çmimet e produkteve pasi tij nafta është liruar dhe maketet duhet që ti ulin çmimet.
“Nafta është liruar, tani edhe maketet duhet t’i ulin çmimet, dhe te gjithë duhet te reflektojnë ne shportën e qytetarit të jetë ma e lir”, shtoi tutje ai /InLajmi/