Në Universitetin e Pragës, sot do të flitet për kontributin e albanologut Jan Urban Jarnik dhe për letërsinë shqipe.
2 shkrimtarë shqiptarë do të prezantohen në të quajturën “Mbrëmja shqiptare” në Pragë.
Nga Kosova do të prezantohet shkrimtari Ag Apolloni, ndërsa nga Shqipëria shkrimtari Stefan Çapaliku.
Prezantimin e tyre do ta bëjnë Prof. Dr. Orkida Backus Borshi dhe Jakub Tresnak.
Eventi është organizuar nga Prof. Dr. Jaroslav Otcenasek, shef i katedrës së Ballkanistikës në Universitetin e Karlit, në Pragë, si dhe nga profesoresha Borshi, ligjëruese në atë katedër. Gjithashtu, për realizimin sa më të mirë të eventit kanë kontribuar edhe ambasada kosovare dhe ajo shqiptare në Pragë, Albesjana Iberhysaj dhe Ilirian Kuka, shkruan Kult Plus.
Takimi do të mbahet sot nga ora 17:00