Në Turqi janë duke u numëruar votat për zgjedhjen e presidentit, ku deri tani ka përfunduar mbi 87 % e numërimit.
Presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan është duke prirë me përqindje, mirëpo rrezikon që të bie nën 50 për qind, pasi momentalisht numëron 50.0% të votave.
Rivali i tij, Kemal Kiçidarogjlu, po vazhdon të shënojë rritje, ku deri tani mblodhi mbi 44% të votave
Kjo ngritje e Kiçidarogjlu e ulje e Erdoganit jep sinjal për balotazh, transmeton Klankosova.tv
Nëse asnjëri kandidat në fund të numërimit të fletëvotimeve nuk arrin mbi 50 për qind të votave, atëherë vendi shkon në balotazh.