Turqit kanë përfunduar votimin e një prej zgjedhjeve më konsekuente në historinë 100-vjeçare të vendit.
Qendrat e votimit në zgjedhje, ku votuesit kanë dhënë zgjedhjen e tyre për president si dhe parlament, u mbyllën në orën 17:00 sipas kohës lokale.
Thuhet se kishte radhë të gjata në qendrat e votimit në të gjithë Turqinë, veçanërisht në qytetet e saj më të mëdha..
Janë numëruar 45 për qind e votave në zgjedhjet presidenciale në Turqi.
Momentalisht është duke prirë Recep Tayip Erdogan me 52.3 %, pasuar nga rivali i tij kryesor Kemal Kiliçdarogjlu me 41%, shkruan Klan Kosova.
Ndërkaq Sinan Ogjan ka mbledhur 5.4% e Muharrem Ince 0.6%