Turqit po votojnë në zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e tyre moderne, për të vendosur nëse Rexhep Tajip Erdogan do të mbetet president pas 20 vjetësh në pushtet, transmeton InLajmi.
Rivali i tij kryesor, Kemal Kilicdaroglu, premton të heqë shumë nga kompetencat e marra nga presidenti Erdogan. I nxitur nga një aleancë e gjerë opozitare, ai ka një shans real për të fituar.
2 çështje kanë shqetësuar 64 milionë votuesit e Turqisë më shumë se çdo gjë: inflacioni në rritje dhe 2 tërmete.
Gara është bërë e ngushtë ditët e fundit dhe votuesit u renditën në qendrat e votimit edhe para se të hapeshin, shkruan BBC.
Në Antakia, një nga qytetet më të goditura nga tërmetet e shkurtit, më shumë se 100 autobusë mbërritën duke sjellë njerëzit e zhvendosur nga fatkeqësia në mënyrë që të mund të votonin. /InLajmi/