• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 17 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Qeveria ua bllokoi të hyrat vetanake të komunave, Latifi: Do ta fitojmë betejën ligjore!

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
14 May 2023
në KRYESORE
0 0
0
Rritja e tatimit, kryetari i Rahovecit u drejtohet qytetarëve: Përgjegjës është Ministria e Financave
0
SHPERNDARJE
19
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, kryeministri Kurti njoftoi se javën që vjen pritet të mbahet një takim me kryetarët e komunave, për të cilët tha se “në disa raste po përdoren për opozitë të nivelit qendror”. Në këtë takim përfaqësim do të ketë komuna e Prizrenit. Kështu tha kryetari Totaj, duke mos treguar nëse do të shkojë ai apo dikush nga kabineti i tij. Totaj ka komentuar edhe deklaratën e Kurtit për “opozitarizimin e komunave” derisa ka bërë të ditura temat për të cilat do të flasin me shefin e ekzekutivit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë që u mbajt të mërkurën, njoftoi se javën e ardhshme do të mbahet një takim me kryetarët e komunave.

“Javën tjetër do të mbajmë takimin e radhës të përbashkët me kryetarët e komunave, të katërtin deri më tani, me qëllim mirëmbajtjen e komunikimit mes nivelin qendror dhe atij lokal dhe për të diskutuar për çështjen me interes për qytetarët”, tha Kurti.

Në këtë takim, përfaqësim do të ketë edhe komuna e Prizrenit. Kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj, nuk tregoi nëse do të shkojë ai vetë apo dikush tjetër nga kabineti i tij.

Ndër të tjerash, të mërkurën, Kurti akuzoi komunat se po përdoren për t’i bërë opozitë pushtetit qendror.

“Dikur niveli qendror i bënte opozitë qeverisjes lokale, sot qeverisja lokale në disa raste po përdoret për opozitë nivelit qendror. Gabim ka qenë atëherë, gabim është edhe tani, bashkëpunimin e kemi përgjegjësi. Qeveria është e të gjithëve, edhe e komunave e komunat janë të qytetarëve jo të partive politike”, tha ai.

Këtë deklaratë të Kurtit, Totaj e ka quajtur të pakuptimtë, sepse sipas tij, qeverisja lokale dhe qendrore duhet të jenë partnere dhe jo rivale.

“Qeverisja qendrore dhe lokale janë, ose të paktën do duhej të ishin, partnere e jo rivale, prandaj është e pakuptimtë kjo deklaratë sepse pushteti nuk mund t’i bëhet opozitë pushtetit”, tha ai.

Totaj ka treguar edhe se për çfarë tema do të diskutojnë në takimin me kryeministrin. Ai tha se do të kërkojnë zhbllokimin e mjeteve vetanake të komunave.

“Do t’i diskutojmë çështjet e tatimit në pronë dhe faljen e 100 eurove që planifikon Qeveria, çështjen e bartjes së mjeteve vetanake dhe çështje tjera me interes për qytetarët”, deklaroi Totaj.

Latifi: Qeveria ta lëshojë dorë me komunat

Për takimin me Kurtin, të enjten ka folur edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili konfirmoi që kanë pranuar ftesë për takim. Ai tha se “për shkak të agjendës” nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Ai e komentoi edhe deklaratën e Kurtit për opozitarizëm të pushtetit lokal ndaj atij qendror. Ai tha se është në rregull për të nëse quhen opozitarizëm kërkesat e komunave për përkrahje, sepse sipas tij, është opozitarizëm për të mirën e qytetarit.

“T’u them të drejtën janë diku 18 komuna që kanë zero buxhet për projekte të reja, dhe është e natyrshme që të kemi shqetësime për shkak se gjithmonë është zhvilluar një betejë ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror, mirëpo gjithnjë ka rezultuar me sukses për shkak se komunat kanë nevojë për përkrahje më serioze dhe më konkrete prej Qeverisë, gjë që po na mungon dhe nëse kësaj i thuhet opozitarizëm, po le të jetë opozitarizëm, por opozitarizëm për të mirën e qytetarit, sepse qytetarët duhet të trajtohen me mjedis më miqësor me marrëdhënie me konkrete. Nga pikëpamja e investimeve, Qeveria duhet ta lëshojë dorën për komunat e Republikës së Kosovës” , tha ai.

I pari i Rahovecit foli edhe për bllokimin e mjeteve vetanake të komunave. Ai tha se qeveria ka bllokuar 58 mijë euro të komunës që ai udhëheq.

Latifi u shpreh i bindur se do ta fitojnë “betejën” për zhbllokimin e mjeteve vetanake.

“Po patjetër, se ne në fakt i kemi 58 mijë euro të bllokuara. Dikujt i duken shumë e vogël por është jashtëzakonisht e konsiderueshme sepse janë të hyra komunale që vijnë nga taksapaguesit e komunës dhe sipas kushtetutës dhe ligjit mbi financat e pushtetit lokal dhe financave publike, përpjekja për t’i bllokuar këto mjete është e gabuar dhe ne do ta fitojmë betejën ligjore”, deklaroi ai.

Rama: Bojkotim nga ana e qeverisë së Kurtit

Për çështjen e bllokimit të të hyrave vetanake, ka folur të mërkurën kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Ai tha se janë 28.8 milionë euro të parapara për 172 projekte kapitale të kryeqytetit për këtë vit, të cilat Qeveria po ua bllokon.

Ai ka thënë se është duke u vërejtur një bojkotim apo sabotim nga ana e Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

“Unë vazhdoj me thënë edhe dua të besoj që jo, por normal që po vërehet, tash veç kjo tendencat e 28.8 milionëve, të cilat janë para vetanake të kryeqytetit me u ndal mosardhja e tyre, kemi hyrë në maj, ne i kemi 172 projekte të ndërlidhura me pikërisht këto fonde, dhe ne jemi akoma duke i lutur me i bë ato bartje, ndërsa Ministria e Financave ka luajtur aty me një ligj, edhe mundohen t’i ndalin 28.8 milionë. Po shpresoj që është një gabim teknik edhe kanë me i leju këto, edhe ne vazhdojmë punën”, ka deklaruar ai.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos i politizojë gjërat kur janë në pyetje projektet kapitale.

“Nuk ka arsye për askënd t’i politizojë këto gjëra, nuk duhet me i politizu projektet e kryeqytetit. Pra, duhet që së bashku niveli lokal, niveli qendror të punojmë së bashku për të mirën e këtij vendi. Pa marrë parasysh partive politike apo egove të politikanëve e të tjera. Përkundër faktit që unë jam këtu për kryeqytetin, për qytetarët e Prishtinës dhe po kemi këso probleme që nuk ishte dashur t’i kemi. Edhe po them edhe një herë që po i lutem Ministrisë së Financave sepse kemi bashkëpunim me shumë Ministri tjera e projekte të përbashkëta. Mirëpo, po them të mos e bojkotojmë apo sabotojmë procesin e zhvillimit të kryeqytetit”, ka thënë i pari i kryeqytetit.

Murati: Po e zbatojmë ligjin që është miratuar në Kuvend

Javën e kaluar, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur në Kuvend lidhur me bllokimin e të hyrave vetanake të komunave nga vitet paraprake.

Murati ka thënë se kjo çështje rregullohet me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Ligjin për Buxhetin, duke shtuar se vetëm po e zbaton Ligjin që është miratuar në Kuvend, shkruan Gazeta Express.

“Kjo çështje rregullohet me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe përgjegjësitë, ku thuhet se të hyrat vetanake të pashpenzuara të komunës për vitin paraprak, barten në vitin vijues. Kjo gjë pastaj rregullohet edhe me Nenin 9, paragrafi 6 të Ligjit për Buxhetin, i cili e thotë të njëjtën gjë, pra që të hyrat vetanake nga viti 2022, barten në vitin 2023 dhe kjo është në tërësi në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike. Madje, nëse se u kujtohet, ka qenë pikërisht ky Nen, pra Neni 9, paragrafi 6 që është amandamentuar nga Grupi Parlamentar i LDK’së dhe është votuar edhe nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosje , dmth ka qenë një konsesus sa i përket atij amandamenti. Pra Ligji për Buxhetin e parasheh këtë gjë që po e thotë deputeti Tahiri dhe ne po e zbatojmë Ligjin që e keni miratuar ju si Kuvend, e madje nenin përkatës që e ka amandamentuar Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë Murati.

Tags: Albin KurtiQeveria e KosovësSmajl Latifi
Postimi i mëparshëm

Berisha: Opozita po mbikëqyr me sukses të plotë këtë proces zgjedhor

Postimi tjetër

“Çele guri gojën”, Peci pyet Prokurorinë për vilat në Rugovë: Të kujt janë dhe pse po heshtni?

Të ngjajshme Postime

Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve
KRYESORE

Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

15 January 2026
Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar
KRYESORE

Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

15 January 2026
Deklaratat përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve caktohen për 9-18 shkurt
KRYESORE

Deklaratat përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve caktohen për 9-18 shkurt

15 January 2026
Osmani: Reçaku dëshmi e gjenocidit ndaj shqiptarëve
KRYESORE

Osmani: Reçaku dëshmi e gjenocidit ndaj shqiptarëve

15 January 2026
Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet
KRYESORE

Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet

15 January 2026
Nga torturat ç’njerëzore deri te vrasjet, çka thotë aktakuza për Masakrën e Reçakut?
KRYESORE

Nga torturat ç’njerëzore deri te vrasjet, çka thotë aktakuza për Masakrën e Reçakut?

14 January 2026
Postimi tjetër
Gjendja alarmante nga vërshimet, Peci nga Berlini shpreh keqardhje se nuk ndodhet pranë qytetarëve

“Çele guri gojën”, Peci pyet Prokurorinë për vilat në Rugovë: Të kujt janë dhe pse po heshtni?

Lajmet e fundit

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

15 January 2026
Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

15 January 2026
Yll Limani nuk do të këndoj në klube të natës gjatë vitit 2026 – kjo është arsyeja

Yll Limani nuk do të këndoj në klube të natës gjatë vitit 2026 – kjo është arsyeja

15 January 2026
Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

15 January 2026
Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Aksidenti me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë, edhe katër të lënduar

15 January 2026
E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

15 January 2026
Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

15 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu