Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka kujtuar 24-vjetorin e masakrave në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, përcjell InLajmi.
Osmani tha se forcat e regjimit gjenocidial serb vranë dhe masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.
“24-vjet më parë në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan”, tha ai.
Presidentja theksoi se masakrat ndaj civilëve të pafajshëm janë dëshmi e fuqishme e krimeve serbe në Kosovë.
“Ne do t`i kujtojmë përherë ata, sikurse nuk do të ndalemi asnjëherë në kërkim të drejtësisë për t`i dhënë kuptim lirisë sonë. Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët e Qyshkut, Zahaqit, Llabjanit e Pavlanit”, tha ajo. /InLajmi/