Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për të kërkuar 29-vjeçarin e zhdukur serb nga fshati Biti e Epërme, përcjell InLajmi.

Operacionit të kërkimit-shpëtimit i janë bashkuar edhe autoritetet lokale të Shtërpcës.


Postimi i plotë nga FSK:
Me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare ,në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale të komunës së Shterpces, kanë filluar operacionin e kërkimit tê riut 29 vjeçar i nacionalitet serbë nga fshati Biti e Epërme. /InLajmi/



















