Një ekip e Policisë Ushtarake, sektori i hetuesisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qëndruar në selinë qendrore të karabinierëve në Romë të Italisë,
Në këtë pjesë kanë realizuar trajnim në metodat e hetimit të krimit, që përdorin karabinierët në fushën e hetuesisë.
Sipas një njoftimi, ky trajnim dhe trajnime të kësaj fushe, krijojnë mundësinë në ngritjen e kapaciteteve të këtij sektori të rëndësishëm për Policinë Ushtarake të FSK-së.