Erion Veliaj ka shpallur fitoren e Partisë Socialiste në Vorë. Në një dalje për mediat, kreu i bashkisë Tiranë, u shpreh i lumtur që “sipari i fitores u hap në kryeqytet.”, përcjell InLajmi.
Kujtojmë se në bashkitë Vorë, Kamzë dhe Elbasan u votua elektronikisht dhe rrjedhimisht këto janë edhe tre bashkitë e para ku rezultati i votimeve pritet të dalë pak çaste nga mbyllja e qendrave të votimit.
“Fitorja e 2-të në rang vendi vjen nga Qarku i Tiranës. Fituam me 74 % Bashkinë e Vorës, për t’i shërbyer me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj.
Jam i ndërgjegjshëm që kemi fituar bindshëm një bashki historikisht të djathtë, ndaj e shohim me përulesi e mirënjohje të jashtëzakonshme një besim kaq të madh.
Bravo Blerimit dhe skuadrës së tij, dhe punë të mbarë nga nesër për t’a çuar Vorën gjithnjë e më përpara” /InLajmi/






















