Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Prishtinë, saktësisht te “rruga C”, përcjell InLajmi
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se 3 persona kanë pësuar lëndime. Por në aksident ishin të përfshirë 5 vetura.
”Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë 2 këmbësorë dhe 5 automjete ( 3 automjete kanë qenë në lëvizje dhe 2 të tjera të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka treguar se me rastin po merret njësiti i trafikut./InLajmi/