Shtëpia e vëllait të deputetes së LDK-së, Shqipe Pantina është bastisur të premten nga Policia e Kosovës, përcjell InLajmi
Në lidhje më këtë ka reaguar Pantina, e cila tha se lajmet se vëllai i saj është munduar që të ik nga policia nuk është i vërtetë.
Ajo tha se ai ka qenë gjysmë i përgjumur dhe ka ngatërruar dalje, më që rast edhe është lënduar.
Postimi i plotë i saj, pa ndërhyrje:
Te nderuar miq,
Dje emri im dhe i familjes sime eshte lakuar ne disa medie: Eshte e vertete se shtepia e vellaut tim eshte bastisur dje, por eshte e vertete se aty NUK eshte gjetur ASGJE, kete e ka vertetuar sot edhe Gjykata. Vellau im nuk akuzohet per asgje. Eshte e vertete se ai ka pesuar lendime serioze dje, por eshre e vertete se ai NUK ka tentuar te i ike arrestimit. Gjysme i pergjumur ( ne jerem) ai ka ngaterruar daljen nga dhoma.
Vellau eshte jasht rrezikut per jete por me lendime serioze te boshtit kurrizor. Dua te i falenderoj mjeket e Emergjences dhe te Klinikes se ortopedise spinale per kujdesin e treguar. Falenderoj edhe te gjithe miqte e mi per thirrjet dhe mesazhet e derguara dje.
Mediat e kane per detyre te informojne publikun drejt dhe ne menyre profesionale, por nganjehere ne ngutje per te bere “lajme ekskluzive” shkelin cdo etike e parim gazetaresk sic ndodhi nga disa mediume edhe dje. Sidoqoft, Une do vazhdoj te angazhohem per lirine e medias edhe atehere kur sulmohem padrejtesisht.
Cfar nuk te vret te ben me te forte! /InLajmi/