Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, raporton InLajmi.

Osmani u shpreh mirënjohëse ndaj SHBA-së dhe aleatëve ndërkombëtarë për sukseset e arritura të Kosovës ndërsa shtoi se progresi i Kosovës ndër vite po njihet ndërkombëtarisht.

“Jam krenare të them se progresi ynë ndër vite po njihet gjegjësisht e ndërkombëtarisht. Aktualisht Republika jonë qëndron si një ndër përformuesit dhe reformatoret më të mirë në indekset globale për sundim të ligjit dhe për ruajtje të demokracisë. Si një shtet i vogël por me vendosmëri kemi kapërcyere sfida por gjithçka që kemi arritur nuk do të ishte e mundur pa SHBA-të dhe aleatve tanë”, tha ajo.
Presidentja theksoi se USAD-i ka investuar mbi 1 miliardë dollarë në Kosovë, mbështetje kjo që ka pasur ndikim në jetën e qytetarëve.
“Deri më tani USAD ka investuara mbi 1 miliard dollar në Kosovë kjo mbështetje ka pasur një ndikim në jetën e qytetarëve që ju është garantuar qasje në institucione dhe mundësi të shtuara për pjesëmarrje gjithëpërfshirës. Kosova dhe populli i saj do të jenë mirënjohëse për popullin amerikanë”, tha ajo. /InLajmi/




















