Deputeti i VV-së, Armend Muja është drejtuar të Dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, duke i thënë se nuk duhet të vendoset në pozicion midis zgjedhjes së institucioneve dhe strukturave ilegale, përcjell InLajmi
Këtë Muja e ka thënë lidhur me deklaratën e Lajçak se ndihet i shqetësuar “nga ato që ka dëgjuar në veri” ditë më parë.
Ai shtoi se në “veri shqetësim është kriminaliteti i dirixhuar nga Serbia e Vuçiqi, asgjë tjetër”.
Postimi i plotë i tij:
Personi në lajmin më poshtë është Aleksandar Filipović, një nga shumë personat pjesë të strukturave paralele që dirixhohen nga Beogradi.
Andaj, Lajçaku është mirë të mos kërkoj mes mes krimit dhe ligjit. Mes ilegalitetit e legalitetit. Mes institucioneve shtetërore e strukturave ilegale.
Ai para se të gjithash duhet të ishte i shqetësuar me shkeljen direkte të marrëveshjes së Brukselit me këso veprimesh nga Beogradi.
Në veri shqetësim është kriminaliteti i dirixhuar nga Serbia e Vuçiqi, asgjë tjetër. /Inlajmi/

















