Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka marrë pjesë në zbulimin e shtatores së dëshmorit të kombit Afrim Stojku në Has të Prizrenit, përcjell InLajmi
Mehaj deklaroi se Beteja e Koshares ishte ndër më të lavdishmet e UÇK-së aty ku veproi edhe dëshmori Stojku.
Ai shtoi se Ushtria e Republikës së Kosovës, si pasardhëse e UÇK-së, është duke u forcuar çdo ditë sipas ëndrrës së dëshmorëve dhe martirëve tanë.
Postimi i plotw i tij:
Sot në Has të Prizrenit, në fshatin Stajk së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, z. Arbër Rexhaj, familjarët, përfaqësues fetarë dhe qytetarë të Hasit, morëm pjesë në zbulimin e shtatores së dëshmorit të kombit, Afrim Stojku.
Beteja e Koshares ishte ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte e tillë sepse në të vepronin eprorë dhe ushtarë të guximshëm të cilët nuk njihnin frikë as dorëzim, ndër ta ishte edhe Afrim Stojku.
Ushtria e Republikës së Kosovës si pasardhëse e UÇK-së, është duke u forcuar çdo ditë sipas ëndrrës së dëshmorëve dhe martirëve tanë. Zhvillimin e forcës tonë nuk mund ta ndalë e as ta ngadalësoj askush, ajo do tashmë është në nivel të ushtrive të vendeve të NATO-së dhe është duke avancuar çdo ditë.
Ata të cilët ranë për atdhe, na mundësuan ditët që jetojmë sot.
Lavdi! /InLajmi/