Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se një imam i xhamisë në Kizharekë të Gllogocit, ka lajmëruar policinë pasi është kryer një vjedhje brenda xhamisë, përcjell InLajmi
Sipas raportit të Policisë brenda arkës ishin rreth 500 euro, ndërsa vlera e dëmit të shkaktuar në derën e objektit arrin rreth 970 euro.
Sipas Policisë së Kosovës nuk raportohet për të arrestuar, kurse rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Ankuesi mashkull kosovar, imam i xhamisë, raporton se persona të panjohur me forcë kishin depërtuar brenda objektit dhe nga arka që mblidhen paratë për bamirësi kishin vjedhur paratë në vlerë prej 500 euro. Sipas ankuesit vlera e demit të derës së objektit arrin rreth 970 euro /InLajmi/